Site icon Telegrafi

Një zyre e arkivit komunal të Pejës kaplohet nga zjarr

Policia e Kosovës ka njoftuar se një zyre e Arkivit komunal është kapluar nga zjarri gjatë natës, ndërsa dyshohet se shkaktar ishte një ngrohëse elektrike që kishte qenë e kyçur gjatë tërë natës.

Rasti ka ndodhur në rrugën “William Woker” në Pejë.

“Një zyre e Arkivit Komunal është kapluar nga zjarri gjatë natës,  dyshohet shkaktar ishte një ngrohëse elektrike që kishte qenë e kyçur gjatë tërë natës. Si pasojë e zjarrit, është djegur një kompjuter, një printer dhe një tavolinë e punës. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe eksperti i zjarreve. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/

Foto: Ilustrim

Exit mobile version