Një zjarrvënës i dyshuar i vuri flakën vetes ndërsa po përpiqej të digjte një kishë në Florida.
Një burrë i paidentifikuar që mbante në duar një bidon me benzinë iu afrua “Outreach Ministry” në Oakland Park tregojnë pamjet e kamerës të publikuara nga Zyra e Sherifit të Qarkut Broward.
Ai derdhi një sasi të madhe të lëndës djegëse përpara se t’ia vë flakën, raporton nypost.
Por, në flakë e madhe shpërthen rreth burrit, i cili kishte veshur pantallona të shkurtra dhe një bluzë ndërsa pamjet tregojnë se flaka e kaplon gjersa mundohet të ndezë zjarrin e dytë.
Nuk dihet se cili ishte motivi i tij për ndezjen e kishës. Shërbimet e urgjencës kanë shuar me shpejtësi flakët.
Kisha pësoi dëme në vlerë prej më shumë se 1000 dollarësh ndërsa i dyshuari është ende në arrati. /Telegrafi/