Site icon Telegrafi

Një zjarrfikës kërkoi ndihmë mjekësore pas shuarjes së zjarrit në ETC

Një zjarrfikës sot pas shuarjes së zjarrit në objektin e ETC-së në Klinë ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi.

Gashi tha se zjarrfikësi për shkak të tymit të madh kishte kërkuar ndihmë mjekësore nga mjekët.

Sipas tij, zjarrfikësi ka marr ndihmën mjekësore në një nga QMF-të e Klinës.

Ndryshe, zjarri i cili shpërtheu në orët e hershme të mëngjesit në objektin e ETC-së në Klinë është lokalizuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version