Telegrafi

Një zjarr masiv shkatërron dhe dëmton më shumë se 3,500 makina pranë aeroportit të Floridas

Një zjarr që digjej me orë të tëra në një zonë me bar pranë një aeroporti në Florida dëmtoi ose shkatërroi më shumë se 3.500 makina para se të ndalej, në orët e fundit të ditës së premte.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri përfshiu 15 hektarë në një zonë ku makina shtesë me qira janë parkuar për të shërbyer Aeroportin Ndërkombëtar të Floridas.

Dëshmitarët panë dhe dëgjuan shpërthime të shumta, flakë që hidheshin lart në ajër dhe shkëndija.

Ndërkohë, sipas Vicki Moreland, drejtor i komunikimit për aeroportin, kishte 3.516 vetura të shkatërruara ose të dëmtuara nga zjarri, dhe 3.850 ishin të padëmtuara.

Shkaku i zjarrit po hetohet nga autoritetet. /Telegrafi/