Një zjarr i madh shpërtheu në një objekt policie në qytetin egjiptian të Ismailia.
Si pasojë thuhet se janë lënduar të paktën 25 persona përpara se zjarrfikësit të kontrollonin flakët.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e postuara në rrjetet sociale tregonin ndërtesën e drejtorisë së sigurisë së qytetit të përfshirë nga flakët.
Shkaku i zjarrit nuk dihet menjëherë.
#BREAKING #Egypt A massive fire in the Egyptian Ismailia Security Directorate. pic.twitter.com/zDCsZNkmkv
— The National Independent (@NationalIndNews) October 2, 2023
Dy dëshmitarë i thanë Reuters se zjarrfikësit fillimisht dukej se po kishin vështirësi për të shuar zjarrin.
Më shumë se tre orë më vonë, televizioni shtetëror tha se zjarri ishte nën kontroll.
At leats 25 injured after fire breaks out at a police station in Egypt's Ismailia province pic.twitter.com/TrEKn8YNAN
— TRT World Now (@TRTWorldNow) October 2, 2023
Të paktën 25 persona u plagosën në një numër paraprak të viktimave, tha Autoriteti i Ambulancës Egjiptiane.
Burimet e mbrojtjes civile thanë se pjesë të ndërtesës ishin shembur nga zjarri. /Telegrafi/