Site icon Telegrafi

Një zjarr i madh përfshinë Shqipërinë

Një zonë e gjerë pyjore është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Pishporo të Vlorës.

Lajmin e konfirmojnë autoritete lokale, të cilat njoftojnë se 5 makina zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje.

Sipas autoriteteve, situata paraqitet e rëndë pasi era ndihmon në përhapjen e flakëve në terrenin pyjor.

Ndërkohë, banorë të zonave përreth deklarojnë se janë rreth 2 hektarë pyje të përfshira nga flakët.

Exit mobile version