Zjarri ka përfshirë një magazinë që ruan libra shkollorë rusë, disa ditë pas raportimeve se botuesit do të hiqnin përmendjet e Ukrainës nga tekstet shkollore të vendit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarrfikësit u thirrën në një magazinë në pronësi të shtëpisë botuese Prosveshchenie në Bogorodsky, në lindje të Moskës, në orën 3 të mëngjesit të së martës.
Zjarri u shua pak më shumë se katër orë më vonë, tha një zëdhënës i Ministrisë Ruse të Situatave të Emergjencave për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.
Ata thanë se në magazinë ishin ruajtur tekste shkollore dhe materiale të tjera shtypi.
There is a large fire at the warehouse of the Pro-Kremlin "Prosveshchenie" publishing house near #Moscow. Almost 34 thousand square meters are burning.
Around midnight a hangar in #Bogorodskoe district, where printed materials were stored, burst into flames. pic.twitter.com/EBlfr7Il26
— NEXTA (@nexta_tv) May 3, 2022
Zjarri vjen pas raportimeve se Prosveshchenie, një nga botuesit arsimorë më të mëdhenj dhe më të vjetër të Rusisë, kishte urdhëruar stafin të heqë referencat “të papërshtatshme” për Ukrainën dhe Kievin nga tekstet shkollore.
Anëtarët e stafit i thanë medias së pavarur ruse të lajmeve Mediazona se përmendjet e Ukrainës ishin hequr nga tekstet shkollore të kompanisë pas fillimit të agresionit nga Moska më 24 shkurt. /Telegrafi/