Telegrafi

Një zinxhir i auto larjeve në SHBA për natën e Halloween bëhet ‘Tuneli i Terrorit’

Një zinxhir i autolarjeve njoftoi se rreth 60 lokale të tyre në të gjithë Shtetet e Bashkuara në natën e Halloween-it janë transformuar në “Tunele të Terrorit” dhe “auto larje të pushtuara nga shpirtrat”.

Tommy’s Express Car Wash, tha se 59 lokacione në 22 shtete kanë ofruar “britma” së bashku me figurat me dyll ndërsa bizneset u transformuan në “Tunelin e Terrorit” në natën e Halloween, raporton UPI, transmeton Telegrafi.

Disa nga autolarjet filluan t’i mbajnë eventet e “Tunelit të Terrorit” disa netë para festës. Shumë nga to po përdorin ngjarjet për të mbledhur para për bamirësi dhe programe për komunitetin.

Nga zinxhiri i autolarjeve deklaruan se tradita e Halloween filloi në një vend të vetëm dhe ishte aq e suksesshme sa që është bërë një event vjetor në vende në të gjithë vendin.

Faqja e internetit e kompanisë përmban një listë të plotë të vendndodhjeve pjesëmarrëse. /Telegrafi/