Site icon Telegrafi

Një zgjedhje e pazakontë e vogëlushes – ajo dëshironte një bretkosë si kafshë shtëpiake

Një vajzë dy vjeçare kishte një dëshirë të pazakontë – kërkonte një bretkosë si kafshë shtëpiake.

Një vajzë e vogël, Juliana Allon, nga Panama City, Florida, iu lut nënës së saj që t’i blinte një bretkosë, kur pa se kjo kafshë ishte braktisur nga ish-pronarët e saj.

Nëna ia bleu bretkosën për 40 dollarë amerikanë dhe thotë se “bretkosa dhe vajza janë bërë të pandara”.

Bretkosa shpesh i ulet në shpatullat e saj ndërsa ajo shikon televizor dhe ha mëngjes.

Familja nuk është e sigurt se nga është adoptuar bretkosa ose sa vjeç është, por ata e dinë se speciet ekzistojnë në Australi dhe Zelandën e Re.

Gjithashtu, ata e dinë se kjo kafshë shtëpiake mund të infektojë njerëzit me salmonelë, ndaj i shpjeguan vajzës se ajo duhet të lajë duart rregullisht dhe nuk duhet ta puthë bretkosën. /Telegrafi/

Exit mobile version