Telegrafi

Një zë i ‘mistershëm’ i një gruaje u dëgjua në momentin kur një televizion po transmetonte funeralin e Mbretëreshës Elizabeth II

Njerëzit që ndoqën raportimin e ITV të funeralit të Mbretëreshës, morën më shumë se sa pritën kur dëgjuan një zë rrëqethës tjetër në raportim.

Transmetuesi po shfaqte pamjet e drejtpërdrejta të makinës së varrimit që mbante arkivolin e monarkes së ndjerë jashtë Londrës kur pësoi një problem teknik dhe një zë i pëshpëritur mund të dëgjohej, transmeton Telegrafi.

Për një moment, moderatori, i cili po fliste në raportim u ndërpre dhe u zëvendësua përkohësisht nga toni i heshtur i një gruaje.

Ndonëse është e vështirë të dallohet, ajo duket se thotë: “Vdekja është e pakthyeshme… fakti që ajo është bllokuar”.

Pas një tjetër defekti teknik, gjërat rifilluan si normalisht, dhe komentatori kryesor filloi të flasë përsëri. /Telegrafi/