Telegrafi

“Një yll në ngritje” – Lukaku me vlerësim të lartë për Havertz

Romelu Lukaku ka mbetur i befasuar me nga loja e Kai Havertzit.

Interi e eliminoi Bayer Leverkusenin me rezultat 2-1 në çerekfinale të Ligës së Evropës, për të kaluar kështu në gjysmëfinale.

Por, sulmuesi belg është mahnitur nga talenti i gjermanit, e që i ka kushtuar atij një storie në Instagramin e tij.

“Një yll në ngritje”, kështu e ka vlerësuar Lukaku anëtarin e Leverkusenit.

Havertz po shkëlqen te skuadra gjermane, derisa raportohet se ai tashmë ka arritur marrëveshje personale me Chelsean.

Mbetet vetëm çështje ditësh kur The Blues do të kompletojnë transferimin e gjermanit për një shumë rreth 80 milionë euro. /Telegrafi/