Trupi i një xhandari të Gardës së Republikës u gjet në oborrin e rezidencës zyrtare të kryeministrit francez në Paris, njofton radio RTL.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se bë het fjalë për vetëvrasje.
“Trupi i xhandarit është gjetur sot rreth orës 9:30 në kopshtin e hotelit të Matinion, rezidencën zyrtare të kryeministrit. Ai është i veshur me një uniformë me një armë, e cila është përdorur ndoshta për të kryer vetëvrasje”, njoftoi radio RTL, duke shtuar se xhandari ishte në detyrë për video-mbikëqyrjen e vendbanimit.
Kryeministri Edouard Philippe, i cili ndodhet në Kaledoninë e Re, ka shprehur solidaritet me xhandarët në detyrë.
Mediat franceze raportojnë se nuk dihet asnjë motiv i vetëvrasjes dhe se ka nisur një hetim lidhur me rastin.
Gazeta Parisien shkruan për situatën e vështirë në shërbimin që është përgjegjës për sigurinë e rezidencës Matinion.
Shumë xhandarë janë ankuar për kushte të vështira pune, me ndryshime të papritura të ndërrimeve për shkak të kërcënimeve të mundshme terroriste, dhe ndodh që ata të punojnë deri dhjetë orë në ditë, pa pushim dhe kompensim financiar për punën jashtë orarit.