Një video po qarkullon në rrjetet sociale nga qyteti i Uryupinsk, në rajonin e Volgogradit, ku një vrimë e madhe u shfaq në mes të kryqëzimit.
Qytetarë të shumtë kanë vendosur të përjetësojnë skenën e pazakontë dhe kanë “kapur” momentin kur një shofer i pakujdesshëm për pak ka humbur jetën.
Mbetet e paqartë se si ai nuk e vuri re gropën përballë tij dhe për fat të mirë u përplas me rrotën e majtë të përparme.
Kalimtarët i kanë ardhur në ndihmë dhe ai ka lënë mjetin nga dera e pasagjerit.
Në video dëgjohen njerëz të shqetësuar duke bërtitur “dilni nga ana tjetër”.
Mediat lokale raportuan se toka ishte shembur mbi sistemin e ujërave të zeza dhe se rehabilitimi kishte filluar. /Telegrafi/