Një bombë ka shpërthyer të hënën në hollin e një blloku apartamentesh luksoze në Moskë.
Si pasojë, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është vrarë të paktën një person dhe janë plagosur katër të tjerë.
Sipas mediave ruse, bomba shpërtheu pikërisht kur një burrë me truproje hyri në hollin e kompleksit “Scarlet Sails” në brigjet e lumit Moskva, vetëm 12 km (7 milje) nga Kremlini.
Agjencia shtetërore e lajmeve TASS citoi organet e zbatimit të ligjit që e quajti shpërthimin një “atentat”.
В элитном жилом комплексе «Алые Паруса» какие-то русские шишки игрались с гранатами, или другими боеприпасами. В результате взрыва пострадали 5 человек и 1 сдох. Пишут, что возможно это была какая-то важная шишка. Ждем подробностей!
In the elite residential complex “Alye Parusa”… pic.twitter.com/DxYjU8xtZ1
— Чокнутый горнист 🇺🇦 (@Buggy__Bugler) February 3, 2025
Nuk dihet menjëherë se kush ka qenë objektivi, por agjencia tha se në mesin e të plagosurve janë edhe truprojat e të vdekurit.
Baza, një kanal Telegram me kontakte në shërbimet e sigurisë ruse, publikoi video që tregon dëme të mëdha në hollin e ndërtesës.
Në dhjetor, Ukraina mori përgjegjësinë për vrasjen e gjeneralit rus Igor Kirillov në një shpërthim bombë jashtë një pallati apartamentesh në Moskë.
Megjithatë, në rastin konkret, ende nuk ka ndonjë koment të menjëhershëm nga Ukraina. /Telegrafi/