Telegrafi

Një vizitor i papritur, gjarpri tremb qytetarët në Velipojë

Prania e gjarpërinjve në zonat urbane nuk është i zakonshëm, por një rast i veçantë ka ndodhur në Velipojë.

Një gjarpër i gjelbër është shfaqur papritur në rrugët e fshatit turistik duke trembur pushuesit. Në pamjet e publikuara nga JOQ duket se gjarpri  është mbledhur dhe qëndron i pa shqetësuar në një zonë këmbësorësh.

Nuk raportohet për sulm nga gjarpri, megjithatë prania e tij në këtë zonë të populluar ka trembur shumë qytetarë. /Telegrafi/