Termocentrali bërthamor i Çernobilit ndodhet në qytetin e braktisur Pripyat në veri të Ukrainës dhe nuk ka qenë në funksion që nga fatkeqësia bërthamore që ndodhi 35 vjet më parë.
Termocentrali bërthamor është i hapur për publikun që nga viti 2011 pasi autoritetet e vlerësuan atë si “të sigurt” për vizita dhe seriali “Çernobil” ka rritur interesin turistik me 40 për qind.
Edhe pse është relativisht e sigurt për të vizituar këtë vend ku një vizitor është i ekspozuar ndaj një sasie të vetme rrezatimi të barabartë me një fluturim të vetëm në një ditë, Çernobili “mund të vizitohet sërish nga shtëpia” falë funksionit Street View në Google Maps, përcjell Telegrafi.
Street View i lejon përdoruesit të eksplorojnë “qytetin fantazmë” që u bë pas katastrofës bërthamore të 26 prillit 1986.
Qyteti u shkatërrua plotësisht dhe u evakuua pasi u njoftua se do të ishte i pabanuar për të paktën 24,000 vjet.
Siç thuhet më tej, Street View ofron panorama interaktive dhe një vizitë virtuale në një vend me një fat tragjik. /Telegrafi/