Site icon Telegrafi

Një vit suksesi i industrisë për përpunimin e mishit “Buquku”

Duke iu falënderuar konsumatorëve për besimin, Komisionit Evropian dhe Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për përkrahjen dhe stafit të kompanisë për angazhimin e madh, mund të themi se pas një viti të hapjes së fabrikës, “Buquku” ka pasur rritjen më të madhe në treg deri më tani.

Njëvjetori i inaugurimit të fabrikës sonë po vjen me një mori suksesesh të cilat në vazhdimësi po e përcjellin kompaninë “Buquku”.

Dhuratën e trashëguar, zejen e kasapit po e vazhdojmë brez pas brezi, që nga viti 1850, por gjithsesi këtë zeje kemi arritur ta modernizojmë dhe ta vendosim në shkallët më të larta të cilësisë së produktit dhe kujdesit ndaj konsumatorit, por nuk ndalemi me kaq.

Që nga viti 2015 po rritemi me një ritëm të lartë, ritëm i cili duke iu falënderuar bashkëpunëtorëve tanë, po na shpije drejt majave të suksesit në industrinë e përpunimit të produkteve të mishit. Me një rritje të vazhdueshme nga viti në vit po dëshmojmë edhe një here që përkrahja e dhënë nga akterët e lartpërmendur ka qenë në momentin dhe vendin e duhur.

Një rritje në qarkullim nga viti në vit. Nga rritja prej 17 % në vitin 2015 kemi arritur që këtë rritje afërsisht ta dyfishojmë në shifrat prej mbi 32% në vitin 2016.

Logjistika dhe distribuimi gjithashtu ka gëzuar një rritje mjaft të madhe, afërsisht 40 %, përderisa e rëndësishme është që “Buquku” ka arritur të dyfishojë shtrirjen në treg me produktet e saj, nga 30 % sa ka qenë në vitin 2015 në një shtrirje prej 60 % të tregut me produktet tona.

Si rezultat i sukseseve të lartcekura është i pakrahasueshëm edhe shtimi i madh i të punësuarve, i cili ka gëzuar një rritje mjaft të madhe krahasuar me vitet paraprake. Gjithashtu është shumë e rëndësishme të ceken edhe dy çmime shumë prestigjioze, me të cilat kompania jonë “Buquku” është shpërblyer gjatë vitit 2016 si Superbrands dhe QUDAL, shpërblime këto që i referohen si brendi me cilësinë më të lartë të mishit të freskët në treg, produkti më i pranueshëm në treg si dhe brendi me ngritje më të madhe të imazhit në treg.

“Pra, sot jo vetëm që po festojmë njëvjetorin e hapjes së fabrikës, sukseseve dhe çmimeve të numërta të cilat i kemi pranuar, por gjithsesi po festojmë fillimin e një rrugëtimi të gjatë dhe të suksesshëm drejt një të ardhme më të mirë. Ju Faleminderit”, thuhet në njoftimin e kompanisë.


Exit mobile version