Telegrafi

Një vit pezullim dhe 500 mijë dollarë, NBA dënon rëndë financuesin e Golden State

NBA e ka dënuar rëndë financuesin kryesor të Golden State Warriors, Mark Stivens, i cili e kishte goditur në shpinë basketbollistin e Toronto Raptors, Kylie Lowry.

Stivens është dënuar me një gjobë prej gjysmë milioni dollarësh si dhe një vit mos paraqitje në palestrat sportive.

Gjatë çerekut të fundit të lojës së tretë, në betejën për topin, Lowry u rrëzua në rreshtin e parë të parketit ku ishin tifozët, përkatësisht Stivens, i cili e shtyu atë dhe i drejtoi një seri fyerjesh verbale.

Pezullimi do të hyjë në fuqi menjëherë dhe Stivens nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në ndeshjet e radhës, por edhe gjatë sezonit të plotë të ardhshëm, duke përfshirë edhe “play-off”.

Ndryshe, Toronto ka dy fitore gjersa Golden State një sosh dhe ndeshja tjetër në program është gjatë orëve të para të ditës së nesërme ( ora 03:00). /Telegrafi/