“Dardanët” e fituan vetëm një ndeshje në kualifikime për Kampionatin Botëror, duke i cilësuar një një vit për tu harruar nga Përfaqësuesja e Kosovës.
“Dardanët” bënë paraqitje të zbehta në ndeshjet me peshë, duke regjistruar vetëm një fitore gjatë vitit 2021 në kualifikimet e Botërorit 2022.
Në ndeshje zyrtare dhe miqësore, Kosova në total në vitin 2021 zhvilloi 14 ndeshje, ku mori 5 fitore, 2 barazime dhe 7 humbje.
Ndërkohë, ekipi u udhëhoq deri në tetor nga Bernard Challandes, i pësoi pesë humbje në eliminatore, duke u larguar nga kjo pozitë.
Ecuria e ndeshjeve
Në muajin mars Kosova u mund në shtëpi nga Suedia 3-0 dhe nga Spanja 3-0.
Më pas, në shtator e mundi Gjeorgjinë si mysafire 1-0 dhe barazoi me Greqinë në shtëpi 1-1.
Kurse, pak ditë më pas u mposht nga Spanja me rezultat 2-0.
Edhe tetor ishte muaj i keq për “Dardanët”, që i pësuan dy humbje, në udhëtim nga Suedia me rezultat 3-0 dhe në Prishtinë nga Gjeorgjia me rezultat 2-1.
Kosova fazën eliminatore e mbylli nën udhëheqjen e Primoz Glihas që në nëntor luajti me Greqinë në Athinë, duke barazuar me rezultat 1-1.
Kualifikimet për Kampionatin Botëror të Katarit, Kosova i mbylli me 1 fitore, 2 barazime e 5 humbje në pozitën e 6-të, apo të fundit.
Gjatë vitit, Kosova i zhvilloi disa ndeshje miqësore, ku shumë prej tyre i fituan.
Kosova mposhti Lituaninë në mars me rezultat 4-0, e më pas San Marinon (4-1) dhe Maltën (2-1) në muajin qershor.
Një skuadër me lojtarë të Superligës dhe ata që janë potencial për tu ftuar në të ardhmen luajtën dy ndeshje një Turqi, ku humbën nga Guinea (2-1, ndërsa e mundën Gambimë me rezultat 1-0.
Miqësorja e fundit u zhvillua në muajin nëntor, ku Kosova humbi nga Jordania në Prishtinë me rezultat 2-0. Kjo i bie që Kosova mori katër fitore dhe dy humbje nga ndeshjet miqësore. /Telegrafi/