Site icon Telegrafi

Një vit pas vdekjes, babai i Aviciit mendon se DJ nuk e kishte planifikuar vetëvrasjen

DJ Avicii (Foto: Rich Polk/Getty Images for Rolling Stone)

Kanë kaluar një vit që nga vetëvrasja e DJ-të me famë botërore, Avicii, dhe babai i tij nuk mendon se kjo vdekje ishte e planifikuar nga ai.

Gjersa po realizonte një intervistë me CNN, Klas Berling, e ka krahasuar vdekjen e djalit të tij (emri i vërtetë i të cilit është Tim Berling) me një ‘aksident trafiku’.

“Ne mendojmë se ai nuk e ka planfikuar vetëvrasjen- më shumë ishte si një aksident trafiku”, Bergling ka thënë në një intervistë për CNN me Robyn Curnow.

Avicii (Foto: Getty Images/Guliver)

TMZ në maj të vitit të kaluar ka raportuar se producenti i famshëm botëror, ja mori vetes jetën me një shishe të thyer që i shkaktoi ‘gjakderdhje masive’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Avicii

Muzikanti ka bërë vetëvrasje më 20 prill, gjatë pushimeve në Muscat të Omanit.

Ai me vite të tëra ka pasur probleme me depresionin si pasojë e sëmundjes, ndërsa ishte tërhequr nga koncertet në vitin 2016.

Sipas mediave të huaja, problemet shëndetësore dhe vartësia nga alkooli kanë qenë shkaqet që e kanë shtyre DJ-in drejt vetëvrasjes. /Telegrafi/

Klas Berling (Foto: CNN)
Exit mobile version