Telegrafi

Një vit pas ndarjes – Camila Cabello dhe Shawn Mendes shihen duke shkëmbyer puthje në buzë me njëri-tjetrin

Gjatë natës së parë të “Coachella”, këngëtarja e “Havana”, Camila Cabellos dhe ylli i “Treat You Better”, Shaën Mendes, u panë pas më shumë se një viti së bashku.

Dyshja, të cilët i dhanë fund marrëdhënies së tyre në 2021, u fotografuan duke shkëmbyer puthje në buzë me njëri-tjetrin.

Në disa imazhe të hedhura të hedhura në rrjete sociale, ish-çifti u shfaqën të buzëqeshur e më pas duke dhuruar puthje.

Foto: Backgrid

Diku tjetër gjatë natës, të famshmit biseduan së bashku dhe shijuan disa pije me miqtë.

Lexo po ashtu Shawn Mendes dhe Camila Cabello ribashkohen në “Coachella” një vit pas ndarjes së tyre

Cabello, 26 vjeçe, për paraqitjen në festival zgjodhi një palë xhinse dhe një triko të bardhë, ndërsa i dashuri i saj, 24 vjeç, kishte një palë pantallona ngjyrë krem dhe një bluzë të bardhë.

Foto: Backgrid

Ribashkimi i tyre vjen më shumë se një vit pasi ata publikuan një deklaratë duke njoftuar se po ndaheshin pas dy vitesh së bashku.

Ndarja e tyre erdhi si surprizë për fansat pasi u bënë një nga çiftet më të dashura në tregun ndërkombëtar.

Foto: Backgrid

Në këtë periudhë, Mendes ka qenë i përfshirë në disa lidhje të reja e së fundmi me 51-vjeçaren, Jocelyne Miranda.

Cabello nga ana tjetër ka shijuar një romancë me CEO-n e Lox Club, Austin Kevitch. /Telegrafi/

Foto: Backgrid
Foto: Backgrid