Joaquin Guzman Loera, i njohur më mirë si El Chapo, u dënua me burgim të përjetshëm një vit më parë, por tash shpreson që apeli do të mund ta nxjerrë nga burgu amerikan Supermax.
El Chapo, ish udhëheqësi i kartelit meksikan, Sinaloa, ishte i njohur si zotëria më famëkeq dhe më i fuqishëm i drogës në botë, shkruan CNN.
Një vit më parë, ai u dënua me burg të përjetshëm, plus 30 vjet. Ai u shpall fajtor për 10 akuza të trafikut të drogës, pastrimit të parave dhe vrasjeve.
Që atëherë, ai e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në një qeli dy metër katror në Kolorado, transmeton Telegrafi.
Avokati i tij, Mariel Colon, i tha CNN se Guzman është kryesisht i përqendruar në ankesën e tij dhe se ata po punojnë në të tani.
Ata planifikojnë të apelojnë aktgjykimin për të anuluar dënimin përpara afatit, 21 gusht, por shanset e tij për të dalë nga burgu janë të vogla.
Prokurorët e quajtën atë një “udhëheqës të pamëshirshëm dhe të etur për gjak”. Dëshmitarët pohuan gjatë gjyqit se Guzman urdhëroi, dhe nganjëherë morën pjesë në tortura dhe vrasje të anëtarëve të karteleve të tjera.
“Zoti i drogës” iku dy herë nga një burg në Meksikë, ku herën e parë në vitin 2001 nga burgu Puente Grande në Jalisco, duke u fshehur në një karrocë rrobash, dhe herën e dytë në vitin 2015 nga burgu në qytetin e Altaplano, duke shpëtuar përmes një tuneli një kilometër të gjatë.
Ai sërish u arrestua gjatë një përplasje të përgjakshme me policët meksikanë dhe më në fund u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në janar të vitit 2017, në mënyrë që të përballet me sistemin gjyqësor amerikan. /Telegrafi/