Tash e një vit policia metropolitane është duke u munduar ta zgjedh rastin e një sulmi në Londër, kurse tani ka publikuar pamjet dhe është duke kërkuar ndihmën e qytetarëve rreth sulmueses.
Në video shfaqet momenti kur një nënë e panjohur nga Londra e cila në ato momente ishte me fëmijë, shtynë një grua para autobusit që ishte në lëvizje, transmeton Telegrafi.
Dy femra ishin grindur brenda një marketi, e disa sekonda më pas njëra e kishte përcjellë tjetrën me qëllim që ta shtyjë para autobusit.
Për fat të mirë shoferi i autobusit kishte reaguar me kohë duke frenuar, megjithatë viktima kishte përplasur kokën në derën e autobusit dhe ishte lënduar. /Telegrafi/