Site icon Telegrafi

Një vit më parë e kishte shtyrë shoqen nga ura 18 metra të lartë, e akuzuara befasohet kur e kupton se është dënuar me dy ditë burgim (Video)

Në gusht të vitit të kaluar Taylor Smith, 19-vjeçe, kishte shtyrë shoqen Jordan Holgerson, 16-vjeçe, nga një urë 18 metra e lartë.

Jordan kishte gjetur forcë që të kërcen nga ura në ujë si çdo person tjetër që e kishe bërë para saj, megjithatë Taylor mendoi se do ta ndihmojë kur vendosi ta shtyjë, transmeton Telegrafi.

“Gjatë verës së kaluar, e ashtuquajtura shoqja ime ma ka ndryshuar jetën për të keq. Nuk kam mundur të marrë frymë kur më kanë nxjerrë nga uji, mendoja se do të vdesë. Trupi im mori tjetër ngjyrë për pak sekonda. Për tri ditë qëndrova e shtrirë në spital, dhe po të mos ishte dikush të më ndihmonte unë as në tualet nuk mund të shkoja”, ka deklaruar Jordan në sallën e gjyqit derisa nuk mund t’i ndalte lotët.

Si rezultat i këtij veprimi të pamenduar mirë, Jordan ka pësuar lëndime trupore siç janë thyerja e gjashtë brinjëve, shpuarje të mushkërive, hematomë në fyt dhe mavijosje në tërë trupin.

“Kur dola nga spitali, kam pasur shumë dhimbje. Brinjët deri para pak ditëve nuk më janë shëruar plotësisht, por vazhdojë të ndjej dhimbje në gjoks”, ka shtuar para gjykatësit.

Në anën tjetër, Smith është deklaruar fajtore dhe madje nuk ka hezituar t’i drejtohet gjykatësit duke kërkuar falje.

“Nga incidenti i vitit të kaluar, jetët tona nuk janë të njëjta. Kam mësuar se duhet të mendoj mirë para se të bëjë diçka. Sinqerisht i kërkoj falje Jordan dhe familjes së saj”, ka shtuar ajo.

Megjithatë, e ëma e Jordan ka deklaruar se nuk është e bindur në deklaratën e Taylor dhe se nuk po tregohet e drejtë se pendohet për veprimin, dhe sipas saj duhet të kalojë kohën në burg aq sa ka qëndruar e bija e saj në spital.

E gjykatësi Darvin Zimmerman, ka deklaruar se Smith duhet të qëndroj një kohë prapa grilave.

“Ke mundur ta mbysësh”, i ka thënë gjykatësi të akuzuarës.

Gjykatësi Zimerman i ka shqiptuar dënimin vajzës që për dy ditë të qëndrojë në burg. E posa e dëgjoi verdiktin Taylor filloi të qajë, pasi ka qenë një befasi e madhe për të.

Fillimisht ishte besuar se do t’i shqiptohet dënimi prej 60 ditë arrest shtëpiak, por kur gjykatësi dëgjoi dëshminë e Jordan dhe nënës së saj ndërroi mendje. /Telegrafi/

Exit mobile version