Policia, prokuroria dhe Interpoli, në të gjitha kompetencat e tyre kanë kërkuar gjurmë të vajzës së vogël, kanë kërkuar shkaqe dhe motive, përgjegjës dhe autorë dhe, edhe pse kaloi plot një vit nga zhdukja, asnjë prej këtyre elementëve nuk është shënuar në dosjen e saj.
Policia e Shtetit vijon të deklarojë herë pas here se po punon për zbardhjen e asaj ngjarjeje, madje është konsideruar si një ndër dosjet që është në qendrën e vëmendjes së punës, jo vetëm gjatë vitit që lamë pas, por edhe të vitit në të cilin jemi, por që në të vërtetë Bleona ende rezulton e pagjetur, raportoi BW./Telegrafi/