Telegrafi

Një vit nga vrasja e këngëtares Christina Grimmie

Një vit pas vrasjes tronditëse të Christina Grimmie, familja e saj ka shfrytëzuar mediat sociale që të falënderojë fansat dhe botën për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.

“Ne duam të marrim këtë moment për t’u thënë faleminderit fansave të Christinas në mbarë botën dhe të gjithë partnerët që kontribuuan dhe po kontribuojnë ende në trashëgiminë e saj”.

Lexo po ashtu “Mallkimi” i spektakleve për talentë: Këngëtarët që humbën jetën pasi konkurruan në një shou të tillë

“Lutjet, dashuria, inkurajimi dhe mbështetja juaj janë ndjerë nga ne si familje dhe ne jemi të përulur dhe thellësisht mirënjohës”.

“Edhe ne jemi duke shëruar, por duhet ta dini se ne e duam secilin prej jush. Faleminderit për mbështetjen tuaj!”, thuhet në deklaratë, transmeton Klan Kosova.

Grimmie ishte vetëm 22-vjeçare kur u qëllua nga një fans i turbulluar pas një koncerti në Orlando, ndërsa nënshkroi autografe.

Këngëtarja kishte fituar famë në The Voice të NBC në vitin 2014. Ajo doli në vendin e tretë gjatë sezonit të gjashtë të shfaqjes, ndërsa nën drejtimin e mentorit të famshëm Adam Levine.