Sot janë bërë një vit që nga vdekja e drejtoreshës dhe bashkëthemelueses së PriFest-it, Vjosa Berisha.
Regjisorja e njohur u nda nga jeta më 23 qershor të vitit 2022 në “University College Hospital” në Londër.
Producentja ishte e diagnostikuar me kancer në vezore, ndërsa trajtimet po i kryente jashtë vendit.
Në njëvjetorin e vdekjes, ajo u përkujtua me mall nga djali i saj, aktori Lekë Berisha.
“1 vit pa ty. S’ka asgjë që e zbutë dhimbjen e mallin. Mos qoftë jeta aq e padrejtë mos me na lënë të takohemi prapë”, kanë qenë fjalët e tij.
“Të dua më shumë se gjithçka Otë”, vazhdon ai.
Leka është djali i vetëm i regjisores së ndjerë, që e ndan me producentin Fatos Berisha. /Telegrafi/