Telegrafi

Një vit nga vdekja e Mona Ismailit, Zanfina e kujton me fjalë emocionuese (Foto/Video)

Sot (e martë) bëhet një vit që kur Mona Ismaili, nëna dhe menaxherja e këngëtareve Adelina dhe Zanfina Ismaili ndërroi jetë.

Mona ndërroi jetë në banesën e saj në Prishtinë, në moshën 57 vjeçare, pas një vuajtje tre mujore nga sëmundja e kancerit.

Lexo po ashtu "Një nënë dhe një teze e lumtur" (Foto)

Tri vajzat e saj: Adelina, Ema dhe Zanfina, dhe një këngë me titullin “M”, janë një kujtim që kanë mbetur prej saj.

Zanfina, vajza e lidhur shumë me të ëmën, e përjetoi shumë keq humbjen e saj, megjithatë gjeti forcën për t’i dedikuar një këngë të fuqishme, me vargje emocionuese, këngë të cilën do ta quante thjeshtë “M”.

Përndryshe, sot pas një viti mungesë, Zanfina shkruan disa fjalë emocionuese në rrjetin social Instagram, të cilat ia dedikon nënës së ndjerë, mungesën e së cilës e ndjen pafund.

“1 vjet pa ty. 1 vjet pa zërin tënd, 1 vjet pa praninë tone, pa energjinë tone, pa dashninë tone, pa mbrojtjen, pa duart e tua rreth qafës tem, 1 vjet zbrazsti, me terr dhimbje e mall pafund. Çdo ditë që shkon është çdo ditë më afër teje” (sic.), shkruan këngëtarja Ismaili. /Telegrafi/