Site icon Telegrafi

Një vit nga sulmet terroriste në Francë, shtyhet gjendja e jashtëzakonshme

Gjendja e jashtëzakonshme e vendosur pas sulmeve terroriste të vitit të kaluar në Paris të Francës, ka gjasa që të shtyhet, ka thënë kryeministri Manuel Valls për BBC-në. Ai tha se janë të nevojshme masat për të mbrojtur demokracinë.

Franca po shënon një vit që kur militantët nga i ashtuquajturit Shteti Islamik, vranë 130 njerëz me armë dhe bomba në sulmet rreth kryeqytetit.

Presidenti, Francois Hollande, zbuloi pllaka përkujtimore për viktimat, shumica e të cilëve vdiqën në sallën e koncerteve Bataclan.

Tre persona të armatosur patën hyrë brenda dhe qëlluan mbi turmën, duke vrarë 90 njerëz.

Në natën e shtunë, salla u rihap për herë të parë me një shfaqje nga artisti rok britanik Sting.

Exit mobile version