Site icon Telegrafi

Një vit nga lansimi i “Sweet but Psycho”, Ava Max tregon sukseset e këngës

Ava Max (Foto: JC Olivera/Getty Images/Guliver)

Kanë kaluar një vit që nga publikimi i këngës “Sweet but psycho” nga shqiptarja, Ava Max.

Ky projekt i solli asaj famë të madhe, ndërsa arriti miliona klikime në platformat e ndryshme muzikore, përfshirë edhe kanalin YouTube.

Siç tregon këngëtarja, kjo këngë ka mbledhur mbi 400 milionë shikime në YouTube, është dëgjuar mbi 650 herë në Spotify dhe u rendit e dhjeta në “Hot Billboard 100”.

 

“Wow, çfarë viti i çmendur. “Sweet por Psycho” është bërë zyrtarisht 1 vjeç. Ndjehem sikur dje isha në dyshemenë e kuzhinës time natën që kënga doli pikërisht në mesnatë, duke qarë në pritje. Unë isha nervoz, isha e ngazëllyer, isha e mbushur me një përzierje të kaq shumë emocioneve të ndryshme. Në thelb isha duke hedhur një këngë që konsiderohej si “super pop”, disi me një goditje të fortë në peisazhin e sotëm muzikor. E dija që njerëzit ose do ta donin atë ose do ta urrejnë atë, por duket se njerëzit ishin më se të gatshëm për të dhe e përqafuan atë më shumë nga sa mund të kisha shpresuar ndonjëherë. Dhe unë kam më shumë për ju. Faleminderit që gjithmonë keni qenë në anën time”, ka shkruar mes të tjerash biondja.

Lexo po ashtu "Sweet but Psycho" e shqiptares Ava Max renditet si hiti më i madh i vitit 2019 deri më tani sipas "Chart Data"

Theksojmë që Ava Max është me prejardhje nga Shqipëria, dhe që nga viti i kaluar ka shënuar rritje të dukshme në karrierën e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version