Një vit pas futjes në përdorim të vaksinave polivalente në Maqedoni, efektet janë të shkëlqyeshme, kurse përfshirja në gjashtë muajt e parë është 48.55%, që do të thotë se për një vit do të arrijë në 97%, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Këto të dhëna jepen nga ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov, kurse për herë të parë këto vaksina u zbatuan saktësisht një vit më parë.
Todorov theksoi se efektet e padëshirueshme të vaksinës janë minore në krahasim me efektet e padëshirueshme të vaksinave tjera të përdorura më parë, duke shtuar se përfitim më të madh nga këto vaksina do të kenë fëmijët, pasi që efektet e padëshirueshme janë ulur dhe lihet hapësirë për zgjerimin e kalendarit për vaksinim./Telegrafi/