Ajo është njëra nga regjisoret shqiptare më të suksesshme në vend e po ashtu tejet e veçantë për publikun.
Bëhet fjalë për Vjosa Berishën, e cila prej muajsh ka njoftuar ndjekësit se është diagnostikuar me kancer në vezore.
Në postimet e fundit që ka shpërndarë në rrjete sociale, ajo tregon se janë bërë një vit që nga diagnotikimi.
“Një vit që nga diagnostikimi 13 mars 2021. Vit i vështirë. Hap pas hapi. Luftoni për jetën”, ka thënë ajo.
“Unë në mars të këtij viti e kam marr vesh që kam kancer në vezore edhe ai ka qenë një moment shumë i vështirë, si për mua, si për Fatosin, si për Lekën, si për krejt familjen sepse nuk iu kem i treguar në fillim edhe në konsulta me doktorët është sjell vendimi që duhet të operohet edhe në kohë të pandemisë ka qenë shumë vështirë me ardhë deri te ajo, unë nuk e di hala sot se qysh ka mbërritur doktori im edhe doktori në Gjermani që aq shpejt në një kohë kur ne ishim aq të mbyllur dhe udhëtimet ishin problematike, ta caktojnë datën e operacionit”, kishte thënë Vjosa në një intervistë të vitit të kaluar.
Vlen të ceket se artistja momentalisht është në gjendje të mirë shëndetësore. /Telegrafi/