Sot janë bërë një vit që kur në krye të kompanisë X që dikur njihej si Twitter, erdhi miliarderi amerikan Elon Musk.
Për të shmangur keqpërdorimet që bëhen me raste në rrjetet sociale, Musk i bën thirrje përdoruesve të këtij rrjeti që mos ta përdorin 24 orë, transmeton Telegrafi.
“Zogu është i lirë”, pati shkruar Musk më 27 tetor të vitit të kaluar, për ta zyrtarizuar marrjen nën kontroll të Twitterit që më vonë mori emrin X.
E që kur ai erdhi në krye të kompanisë shkarkoi më shumë së gjysmën e punonjësve dhe ia ndryshoi emrin, një prej lëvizjeve më kontroverse të tij.
Këtë platformën e kanë përcjell një sërë probleme me performansë dhe ishte nën vëzhgim nga rregullatorët në mbarë botën, për shkak të punës në ndalimin e përhapjes së shumë videove me përmbajtje të rëndë.
Prej se ka blerë X-in, Musk ka humbur nga 9 deri në 34 milionë përdorues aktiv në ditë, por edhe nga 3,7 deri në 11,6 për qind sipas statistikave që i zbuloi Linda Yaccarino, drejtoresha ekzekutive e platformës. /Telegrafi/