Një çift i njohur i estradës po shënon një vjetorin e martesës.
Besnik Qaka dhe Lolita Begolli po festojnë një vit të martesës së tyre.
Bukuroshja dhe vokalisti i NRG Band po shijojnë shumë kohën së bashku.
Ata gjatë këtij viti janë bërë prindër të një vajze, që e kanë pagëzuar me emrin Una.
Besniku mbeti i angazhuar në skenë me projekte dhe koncerte, kurse Lolita kryesisht është kujdesur për vazjën e vogël.
Dyshja kanë shprehur kënaqësinë për një vjetorin e martesës së tyre në rrjetin social Instagram.
Së fundmi Besniku publikoi projektin “Zemër” me Eni Koçin.
/Telegrafi/