Duke vlerësuar gjendjen e nivelit të lartë të ndotjes së ajrit në Kosovë, kushtet e përgjithshme jetësore dhe mjedisin e ndotur, bëri që njëra nga qendrat tregtare më të mëdha në rajon GALERIA Shopping Mall në Prizren të filloj realizimin e projektit për prodhimin e energjisë së ripërtërishme përmes sistemit solar.
Instalimi i projektit filloi në mars të vitit 2021 dhe përfundoi në qershor të po këtij viti. Projekti u finalizua në afat rekord, ku në kulmin e qendrës GALERIA me një sipërfaqe mbi 4.500m2 u vendosën 2410 panela fotovoltaike me kapacitet 1012.20kWp.
Sistemi i paneleve solare për një vit prodhoi 1290MWh energji të ripërtërishme, duke tejkaluar edhe pritshmëritë për 202MWh dhe ndikuar me 0.02% në uljen e ndotjes në vend. Koha më e mirë e prodhimit të energjisë përmes solareve në bazë të raportit të realizuar është muaji korrik i vitit 2021. Megjithëse duke vlerësuar faktin e tejkalimit të pritshmërive, konkludojmë që prodhimi i energjisë përmes sistemit fotovoltaik nuk bazohet vetëm në temperaturat e larta por edhe kapacitetin, drejtimin e vendosjes si dhe mirëmbajtjes së paneleve.
Duke vlerësuar rëndësinë e mjedisit dhe ajrit të pastër garantojnë një jetë më të sigurt për njeriun dhe të gjitha gjallesat në harmoni me natyrën. Andaj inovacionet e fundit të teknologjisë së avancuar mundësojnë aplikimin e formave të ndryshme që eliminojnë nevojën e përdorimit të ndotësve të mjedisit. Sistemet solare janë një prej formave më me ndikim dhe zbatim për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit dhe mirëmbajtjes së pastërtisë së mjedisit, e cila është përgjegjësi e të gjithëve.
Së bashku për një ambient më të pastër dhe jetë më të sigurt!