Site icon Telegrafi

Një vit me ‘7 Ditë me Panxhën’

Emisioni 7 Ditë me Panxhën ka mbushur një vit transmetim.

Gjatë kësaj periudhe emisioni ka shtjelluar tema nga më të ndryshmet por që në thelb i takojnë ekonomisë. Kështu, duke prekur faktorët që ekonominë e Kosovës e çojnë përpara.

Prodhimi, tregtia, gratë dhe të rinjtë në ekonomi, bujqësia, informaliteti, papunësia të gjitha këto të gërshetuara me intervista në studio dhe storie nga terreni e kanë karakterizuar këtë një vit të plotë transmetimi.

Po ashtu, 7 Ditë me Panxhën ka realizuar 42 episode me rreth 3,000 minuta transmetim, ka pasur 66 mysafirë në studio, 90 storie të përgatitura nga terreni e dhjetëra prezantime në studio.

Ka vizituar rreth 30 kompani “Made in Kosova”.

Exit mobile version