Telegrafi

Një vilë ku luksi shkrihet me natyrën

Vila e mrekullueshme prej betoni “Art” është pjesë e një vendpushimi luksoz me tri vila, secila me arkitekturën dhe stilin e saj të guximshëm dhe unik

Vila dykatëshe, vepër arkitektonike e firmës çeke “Refuel Works”, shtrihet në 570 metra katrorë dhe plotësohet nga një pishinë e madhe e që rri pezull mbi një terren të pjerrët nga i cili del një pamje e detit, transmeton Telegrafi.

Përveç një hapësire të gjerë të përbashkët që përfshin holin, dhomën e ditës, kuzhinën me zonë ngrënieje, si dhe tarracën e mbuluar pranë pishinës, vila është e pajisur me gjithsej pesë dhoma gjumi me banja private.

Në bodrum ndodhet hapësira për lojë, palestra, salla e vallëzimit, gardëroba dhe hapësira ndihmëse.

Muret e betonit nga materiale të zgjedhura, gjelbërim, ujë dhe, në tërësi kanë krijuar ambient të pazakonshëm, njëherësh edhe të vrazhdë edhe luksoz.

Kështu është një ndër elementet më atraktive të enterierit ndriçimi atraktiv, koleksioni i llambave dhe i pllakave të pikturuara në kuzhinë të cilat bartin motive nga xhunglat.

Skenat e pikturuara në mur në mënyrë të harmonishme lidhin të gjelbrën e cila rrethon ambientin.

Dyshemetë e dhomave të gjumit dhe banjat janë të zbukuruara me pllaka ornamentale.

Druri, metali dhe liri janë materialet që dominojnë hapësirën, së bashku me mobiliet unike me ngjyra të lehta dhe pastel.

/Telegrafi/