Site icon Telegrafi

Një viktimë dhe disa të lënduar në një aksident të rëndë në rrugën Manastir – Demir Hisar

Një person ka humbur jetën, ndërsa njëzet të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën rajonale Manastir – Demir Hisar.

Sipas informacioneve fillestare të AIM, bëhet fjalë për një përplasje në mes të një veture motorike të udhëtarëve dhe një autobusi të një kompanie që po transportonte punëtorë nga Manastiri në vendbanimet në Demir Hisar.

Në përplasjen e drejtpërdrejtë ndërmjet veturës së pasagjerëve dhe autobusit në dalje nga Manastiri, drejtuesi i veturës ka humbur jetën në vendin e aksidentit, është lënduar rëndë bashkëudhëtari në veturë, ndërsa janë lënduar edhe pasagjerët në autobus.

SPB Manastir pritet të dalë me deklaratë zyrtare për aksidentin e rëndë trafiku në Manastir.

Exit mobile version