Telegrafi

Një video që shkrin edhe zemrat më të ftohta: Retrieveri i artë duke përkëdhelur një lepur

Miqësi e pazakontë

Qentë janë krijesa të mrekullueshme dhe këtë e dinë më së miri ata që i kanë. Ata janë sinonim i dashurisë dhe besnikërisë pa kushte.

Ata na zbukurojnë jetën çdo ditë dhe shpesh në rrjetet sociale shfaqen video që thyejnë çdo lloj paragjykimi.

Një video në Instagram dëshmon se një qen dhe një lepur mund të bëhen miq, transmeton Telegrafi.

Retrevieri i artë përkëdhel shokun e tij më të vogël, ndërsa ky i fundit shtrihet në putrën e tij. Lepurushi është duke u kënaqur dhe kjo skenë ka habitur shumë njerëz.

“Mrekulli e vërtetë”, “Shumë i lezetshëm”, “Unë po shkrihem”, ishin vetëm disa nga komentet e shumta.

Do të kënaqeni kur të shihni këtë video:

/Telegrafi/