Të sapomartuarit, Thomas Billaud (27) dhe Ophelie (25) nga Parisi braktisën shërbimin tradicional në dasmë dhe i befasuan të ftuarit.
Në vend të specialiteteve të njohura, dasmorëve iu kanë ofruar “fast food”, më saktë një përzgjedhje nga menyja e McDonald’s!
Videoja nga dasma është bërë virale në rrjetet sociale, ku shohim momentin kur nusja merr mikrofonin dhe lajmëron ardhjen shërbyesit të ushqimit.
Një burrë hyn në sallën e banketeve duke mbajtur disa çanta dhe të ftuarit duartrokasin me entuziazëm.
@thomasbillaudeau @McDonald’s Beauvais Tille ♬ son original – Thomas Billaudeau
Me sa dihet, çifti i lumtur ka porositur 300 hamburgerë, nuggets dhe delikatesa të tjera nga rrjeti i njohur i ushqimit të shpejtë, transmeton LadBible.
Videoja është parë më shumë se 2.3 milionë herë. Shumë e mbështetën vendimin e porsamartuarve, por nuk mungojnë edhe kritikat.
“Kjo është shaka apo çfarë?”, “Makaronat me salmon do të ishin një zgjedhje më e mirë”, janë vetëm disa nga komentet.
Nga ana tjetër, njerëzit duartrokitën të porsamartuarit për mënyrën se si i kursenin paratë.
Nusja më vonë shpjegoi se ajo normalisht ushqehet me ushqime të përzgjedhura dhe se opsioni i McDonald’s ishte më i lirë. /Telegrafi/