Telegrafi

Një video nga një bashkatdhetar – flet për fyerjet që u bëhen atyre në Kosovë (Video)

Në një video të postuar në rrjetet sociale shihet një djalë i ri i cili pretendon të jetë një bashkatdhetar i cili jeton në mërgim.

Arsyeja pse ai e ka postuar një video të tillë, përcjell Telegrafi, sipas tij është fakti sepse gjatë kohës së pushimeve verore në Kosovë, ai ishte ballafaquar me disa “ofendime dhe sharje”.

Lexo po ashtu Shtatë shpikjet e mëdha: Ata i zbuluan, të tjerët fituan paratë

Dhe për këtë, ai kishte vendosur të bënte një video, për t’iu drejtuar të gjithë bashkëkombësve të tij në Kosovë me disa fjalë.

Ndër tjera, sipas tij, thashethemet se bashkatdhetarët vijnë në Kosovë “për të shitur mend” nuk janë të vërteta.

Arsyeja pse ata vijnë në Kosovë, siç thotë është ai është se ata e duan këtë vend.

Madje shton ai, e duan më shumë se njerëzit që jetojnë në Kosovë. /Telegrafi/

Një video nga një BashkAtdhetar i cili shpreh brengat e tij në Kosove..#Respekt per ty vlla. *Mos e humbisni ket video.! #SHPERNDAJENI Like Prishtina City

Posted by Prishtina City on Montag, 1. August 2016