Të gjitha llojet e mrekullive janë të mundshme në botën e kafshëve, kështu që në Brazil ka ndodhur që një qen është nxjerrë në shëtitje – nga një qen tjetër.
Videoja është publikuar së fundmi në Reddit dhe në të shfaqen dy qentë, të lidhur me një litar.
Qeni më i madh vrapon rreth qenit më të vogël, e drejton atë dhe e tërheq përpara.
Videoja është publikuar me tekstin, “Babi e çoi vogëlushen në shëtitje”.
Megjithatë, njerëzit në komente nuk ishin mjaft të bindur.
Një përdorues shkroi se të dy qentë dukeshin të rinj, ndërsa një tjetër shtoi se mendonte se të dy qentë ishin në të vërtetë femra.
I treti shtoi se kjo mund të shihet vetëm në Brazil. /Telegrafi/