Telegrafi

Një video e cila po qarkullon me të madhe në rrjetet sociale, ka bërë fansat të besojnë se fitorja ishte e manipuluar

Në faqen e Instagramit të Eurovisionit u publikua një video në të cilën para finales u kërkonin garuesve të parashikonin fituesin dhe shumica e atyre që e shikuan besonin se kjo video ishte provë se konkursi ishte i manipuluar.

Videoja u shikua më shumë se një milion herë në vetëm 15 orë, dhe të gjithë konkurrentët e paraqitur si fitues zgjodhën artistin e Zvicrës.

“Ne i kërkuam konkurrentëve tanë të parashikonin fituesin. A e kanë ‘thyer kodin’?”, duke iu referuar këngës së fituesit të quajtur “The Code”.

Edhe pse në video janë veçuar vetëm ata pjesëmarrës që kanë marrë me mend fituesin, për shkak të numrit të madh të artistëve që kanë parashikuar Nemon, fansat besojnë se konkursi është i manipuluar.

Lexo po ashtu Nemo nga Zvicra është artisti i parë i gjinisë asnjanëse që fiton Eurovisionin - ai valviti edhe flamurin e komuniteti jo binar

“Askush nuk zgjodhi dikë tjetër përveç Zvicrës?”, pyeti një përdorues poshtë videos.

Videoja bëri që shumë njerëz të besonin se konkursi ishte i manipuluar: “Kjo video është dëshmi se Eurovisioni është i manipuluar”, “Shumë e natyrshme dhe e padetyruar”, “Sa paguhen?”, “Jo politike”, “Pra kishte një fitues të rremë edhe para finales”.

Kujtojmë se përfaqësuesi i Zvicrës, Nemo, fitoi me këngën “The Code”, ndonëse librat dhe shikuesit prisnin fitoren e përfaqësuesit të Kroacisë, Baby Lasagna. /Telegrafi/