Telegrafi

Një video dyminutëshe tregon se si SHBA-të do të rrëzonin raketat e Koresë së Veriut, në rast të një sulmi (Video)

Koreja e Veriut njoftoi një plan për të hedhur raketa në territorin amerikan të Guamit në mes të gushtit dhe megjithëse hezitoi të kryente këtë sulm, që atëherë ka gjuajtur një raketë mbi Japoninë dhe ka testuar atë që tha se ishte një bombë me hidrogjen.

E, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, me këto kërcënime të Pyongyangut, SHBA-të dhe aleatët e saj po shqyrtojnë nëse do të duhej të sulmojnë raketat e Kim Jong-un.

Por, siç thuhet më tej, edhe me rrjetin më të mirë botëror të radarëve dhe sensorëve të hapësirës, tokës dhe detit, SHBA-të dhe aleatët e saj përballen me një rrezik madhor në përpjekjet për të hedhur poshtë një raketë të Koresë së Veriut.

Nëse ata do të kenë sukses, Koreja e Veriut do të poshtërohet dhe ndoshta do të nxitet të përshkallëzohet situata në mënyra të tjera.

Por nëse ata dështojnë, një goditje e jashtëzakonshme do t’i jepej kredibilitetit të mbrojtjes nga raketat amerikane – dhe Koreja e Veriut do të ishte më e inkurajuar.

Ndërkohë është publikuar një video dyminutëshe e Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, në të cilën mund të shihni se si SHBA-të dhe aleatët e saj do të realizonin një sulm raketor ndaj Koresë së Veriut në Guam. /Telegrafi/