Në urën që lidh Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, pranë ujëvarës së Niagarës, ka shpërthyer sot një veturë, e cila ka shkaktuar edhe viktima.
Kanë ndërruar jetë dy pasagjerët e veturës që shpërtheu në vendkalimin kufitar “Rainbow Bridge”, tha një burim për CNN.
Ngjarja ndodhi pak para mesditës kur një veturë që vinte nga ana kanadeze e kufirit, në urën që lidh Kanadanë me shtetin e New Yorkut, kaloi pikën fillestare të kontrollit të pasaportave dhe patentave.
Vetura më pas u drejtua në një zonë tjetër për një verifikim dytësor, sipas burimeve të shumta të zbatimit të ligjit. Ndërsa vetura po shkonte drejt zonës së verifikimit dytësor, ka ndodhur një shpërthim, thanë burimet. Autoritetet nuk e dinë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
⚡🚨🇺🇸 First video of Vehicle explosion and fire at the Rainbow Bridge in Niagara Falls on the US-Canada border, and some new images#Canada #NewYork #niagarafalls #America pic.twitter.com/CmAZcGE2bT
— The Macro Story (@themacrostory) November 22, 2023
Ndërkohë, guvernatorja e shtetit të New Yorkut, Kathy Hochul gjithashtu konfirmoi incidentin në vendin që lidh dyja vendet.
“Agjencitë shtetërore janë në vendngjarje dhe janë të gatshme për të ndihmuar. Së shpejti do të takohem me policinë dhe shërbimet emergjente. Qytetarët do t’i informojmë kur të kemi më shumë informacione”, tha ajo.
Deri më tani nuk është përcaktuar nëse në veturë ka pasur bombë apo ka qenë një shpërthim aksidental.
Ndryshe, Byroja Federale e Hetimeve (FBI), ka nisur tashmë hetimet dhe pritet të jep detajet e para rreth shpërthimit. /Telegrafi/