Telegrafi

Një veturë përplaset me një turmë njerëzish në Poloni, disa të lënduar – pamje nga vendi i ngjarjes

Një shofer është përplasur me makinën e tij me një turmë njerëzish në një qytet polak, duke lënë të plagosur 17 persona, përfshirë tre fëmijë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy nga të plagosurit janë në gjendje kritike në Szczecin.

Shoferi u largua nga vendi i ngjarjes por u kap pas disa kohësh, sipas lajmeve lokale.

Së paku deri më tani nuk dihet motivi i mundshëm.

“Kemi një incident këtu me 17 persona të lënduar, prej të cilëve tre të mitur dhe dy në gjendje kritike. Personi që shkaktoi aksidentin është arrestuar”, u tha gazetarëve guvernatori Adam Rudawski, pa dhënë detaje shtesë. /Telegrafi/