Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Ministri që vjen nga radhët e LVV-së, te pasuria e paluajtshme ka deklaruar se ka një arë të trashëguar, vlera e të cilës është 15 mijë euro, transmeton Telegrafi.
Aliu ka një veturë, e cila kushton 4 mijë e 200 euro.
Para të gatshme ministri nuk posedon asnjë, ndërsa ka njoftuar se ka tri kredi, dy në emër të tij, dhe një në emër të prindërit të tij.
Deklarimin e plotë të pasurisë së ministrit Aliu mund ta gjeni duke klikuar KËTU./Telegrafi/