Site icon Telegrafi

Një veturë e Formula E ka vendosur një rekord të ri botëror Guinness për shpejtësi brenda pistës së brendshme

Jake Hughes, shoferi i Neom McLaren Formula E, ka vendosur një rekord të ri botëror për shpejtësinë më të madhe të arritur brenda pistave të brendshme. Britaniku 29-vjeçar e arriti shpejtësinë prej 218.71 kilometrave në orë në vetëm 346 metra.

Hughes ishte duke drejtuar Genbeta-n, veturën e re të Formula E. Bolidi i ri ka një gamë të inovacioneve të reja, duke përfshirë edhe fuqinë e përmirësuar të baterisë dhe gomat më të buta iON Race. Ato kanë një përbërje speciale të cilat duke mundësuar që ato të ngrohen më shpejtë dhe të bëhen edhe më të ngërthyera.

SABIC ka pllaka të reja fundore të krahëve të përparmë të printuara në 3D, mbrojtëse të rrotave dhe një deflektor të erës për veturën e modifikuar Gen3. Të gjitha ato shërbejnë për të optimizuar aerodinamikën dhe shpejtësinë në vijë të drejtë, raporton TopGear, transmeton Telegrafi.

Tutje, një platformë analitike e fuqizuar nga inteligjenca artificiale u ofroi ekspertëve të të dhënave telemetri në kohë reale, në mënyrë që drejtuesit konkurrues, përfshirë Hughes, të mund të përmirësonin përpjekjet e tyre.

“Drejtimi i veturës Genbeta dhe vendosja e titullit të Rekordit Botëror Guinness për shpejtësinë më të shpejtë të arritur nga një veturë në ambiente të mbyllura ishte një përvojë vërtet e veçantë”, deklaroi Hughes.

“Ndihem shumë i nderuar që më është kërkuar dhe jam përfshirë në një projekt kaq emocionues”, shtoi tutje Hughes. /Telegrafi/

Exit mobile version