Site icon Telegrafi

Një veturë e dyshimtë me targa të Beogradit te hoteli “Grand” (Foto/Video)

Policia e Kosovës ka gjetur një veturë me targa të Beogradit, e cila ishte e braktisur afër Grandit, më saktësisht në Rrugën “Garibaldi”, e cila është duke qëndruar e ndezur për gati dy orë dhe gjendet në cilësinë e taksive.

Në atë pjesë janë vendosur shiritat e sigurisë dhe nuk po lejohet kalimi i qytetarëve. Në vendin e ngjarjes ka një numër të shtuar të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 kemi marr informatën që një veturë me ngjyrë hiri dhe me targa BG është gjetur afër Grandit. Policia ka bllokuar rrugën dhe po merret me rastin”, ka thënë zëdhënësja Ahmeti.

Kjo veturë tashmë po kontrollohet edhe nga njësiti i qenvë të Policisë së Kosovës, Njësia K9. /Telegrafi/

Exit mobile version