Një “Lada Niva” ngjyrë e gjelbër dhe pa targa që sipas burimeve të Telegrafit është e ‘Civilna Zastita’, është marrë nga Policia e Kosovës në jug të Mitrovicës, përkatësisht afër ETC-së.
Kjo makinë është dërguar për zhdoganim në Terminalin Doganor në jug të Mitrovicës.
Shoferi i makinës është Ninoslav Djelic, i cili është nënkryetar i partisë SPS në veri të Mitrovicës, si dhe punonjës në komunën ilegale të Mitrovicës veriore.
Marrjen e këtij automjeti nga policia e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij, makina është dërguar në Terminalin Doganor në Mitrovicë për t’ju bërë kontrollet e nevojshme të sigurisë.
“Makina është marrë nga policia dhe është dërguar në Terminalin Doganor në jug të Mitrovicës”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/